Shkaktarët kryesorë të dëmtimit akut të mëlçisë

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 09:49
Shkaktarët kryesorë të dëmtimit akut të mëlçisë

Shkaktarët kryesorë të dështimit të mëlçisë janë ethet dhe përbërësit e ftohtë. Ilaçet që përmbajnë acetaminofenë i kanë detyruar rreth 80.000 amerikanë të vizitojnë emergjencën, e 26.000 prej tyre ishin hospitalizuar dhe rreth 500 raste kishin vdekur. Ka gjasë që të përdorni ilaçe që e përmbajnë këtë përbërës. Në revistën "Journal of American Medical Association" (JAMA) janë publikuar rezultatet që kanë vërtetuar se marrja e prodhimeve me acetaminofenë shkakton dëmtimin e mëlçisë. E përzierja e alkoolit me ilaçet me këtë përbërës mund të jetë katastrofike. Dështimi akut i mëlçisë ndodh atëherë kur mëlçia humb aftësinë e funksionimit. Ky dështim zhvillohet ngadalë me kalimi e viteve. Por, dështimi akut ndodh brenda disa ditësh. Kjo mund të shkaktojë shumë komplikime, përfshirë gjakderdhjen dhe shtimin e tensionit në tru. Është e preferueshme të merren suplemente me vitamina dhe minerale nëse ekziston mungesa e tyre. Për mëlçinë të dëmshme janë yndyrat e ngopura (kryesisht në ushqimin me prejardhje nga kafshët), sheqeri i rafinuar dhe më shumë alkooli.

USHQIMET QË MËLÇIA I PËLQEN

Pemë: pa kufizime; Perime: të ziera me vaj ulliri; Supat: pa yndyrë, kryesisht me perime; Vezë: të bardhët e vezës më shumë, jo më shumë se tri vezë në javë; Djathë: të freskët nga qumështi i skremuar; Pijet: çaj nga bliri, trumza, menta, lëngjet e freskëta të shtrydhura nga pemët dhe perimet, uji.

(Kosova Sot Online)