Edhe me ushqim është e mundur të zvogëlohen telashet me infeksione urinare

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 09:29
Edhe me ushqim është e mundur të zvogëlohen telashet me infeksione urinare

Me siguri e keni parë se gjithnjë e më shumë femra bëjnë luftë të përditshme me infeksionet urinare. Një nga shkaktarët kryesor i këtyre infeksioneve është ushqimi i dëmshëm. Për këtë arsye mjekët sugjerojnë regjim të veçantë të ushqimeve. Ushqimet me sasi të madhe të polifenoleve, që e luftojnë këtë infeksion janë: Boronicat e freskëta; Çaji nga boronicat e kuqe; Jogurti; Çaji i zi; Çokollata e zezë.

Nëse ju jeni prej atyre që keni këtë lloj të problemit, do të duhej të shmangni pijet e gazuara dhe ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të proteinave nga kafshët, sepse e zvogëlojnë vlerën e pH-së në urinës dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në zhvillimin e baktereve. Preferohet konsumimi i vitaminave C, nga agrumet dhe perimet.

(Kosova Sot Online)