Lëngu i trangujve turshi, burim i vërtetë për shëndetin

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 09:38
Lëngu i trangujve turshi, burim i vërtetë për shëndetin

Shumica e njerëzve e shmangin lëngun e trangujve turshi, duke konsumuar vetëm trangujt. Por, a e keni ditur se ky lëng ka veti të shumta shëruese. Ky lëng sjell shumë dobi, parandalon ngërçet në stomak dhe shumë çrregullime tjera.

ZËVENDËSIM PËR UTHULL

Përzieni pak nga ky lëng me salcën të cilin më pas e hidhni sipër sallatës tuaj të preferuar.

THARTIMI I SHPEJTË I PERIMEVE

Në lëngun nga trangujt turshi mund të hidhni edhe disa perime të tjera, si lulelakër të pastruar, karotë ose speca të kuq.

SHTESË ME KOKTEJ

Nëse përgatitni koktej që kërkon pak lëng ulliri, të njëjtin mund ta zëvendësoni me lëngun e marrë nga trangujt turshi.

(Kosova Sot Online)