Vuani nga skleroza multiple? Shmangni këto ushqime

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 10:42
Vuani nga skleroza multiple? Shmangni këto ushqime

Skleroza multiple është sëmundje kronike autoimune, së cilës nuk i dihet shkaku i saktë, e simptomat dhe paraqitja e saj dallojnë varësisht nga personat, e nuk ekziston ndonjë ilaç për këtë gjendje. Sëmundja më së shpeshti e sulmon sistemin nervor që i dërgon trurit informata të organeve tjera. Prandaj, të prekurve u dobësohet shikimi, i dridhen duart etj. Ekspertët pajtohen për diçka, që duhet pasur kujdes në ushqim.

Theksojnë se duhet konsumuar ushqime të shëndetshme. Të sëmurit duhet shmangur yndyrat e ngopura. Kjo për faktin se nxitin komplikime shtesë, duke shkaktuar edhe sëmundje të zemrës. Nevojitet të ndaloni t'i konsumoni edhe yndyrat trans, përkatësisht të gjitha ushqimet si ëmbëlsirat e gatshme, keksët. Duhet eliminuar edhe qumështin nga menyja. Duhet shmangur edhe sheqerin e po ashtu edhe kripën e tepërt. Në vend të fundit, duhet shmangur gluenin, proteinën që shkakton shumë çrregullime, të prekurit nga kjo sëmundje duhet të shmangin ushqimet që përmbajnë gluten.

(Kosova Sot Online)