Bademi në kombinim me bukën e bardhë ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 08:40
Bademi në kombinim me bukën e bardhë ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak

Shkencëtarët nga Toronto dhe Londra theksojnë se mund ta ulin nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, nëse së bashku konsumohen bademi dhe buka e bardhë. Por, kjo nuk u sugjerohet që të gjithëve, sepse kjo pemë është e pasur me yndyrë. Edhe pse tingëllon e pabesueshme. Në studim vullnetarët për çdo ditë kishin konsumuar 50 gramë bukë të bardhë me 30, 60 ose 90 gramë badem.

Pas një kohe të caktuar, ishte vërtetuar se niveli i sheqerit dhe i kolesterolit në gjak ishte shumë më i ulët, në krahasim me vetëm kur kanë ngrënë vetëm bukë. Po ashtu, efekti ishte shumë më i theksuar tek ata persona, që kishin ngrënë 90 gramë badem.

(Kosova Sot Online)