Dëgjoni këto këshilla dhe kilogramët fillojnë të shkrihen

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 12:33
Dëgjoni këto këshilla dhe kilogramët fillojnë të shkrihen

Nëse ju ndodh që menjëherë pas ushqimit t'i lironi pullat e xhinseve, sepse keni ngrënë shumë, atëherë kjo fshehtësi ju ndihmon të hani më pak. Në fakt, themeluesi i sajtit për jetë të shëndetshme 'ChillPill', Brendon Nguyen, ka shpërndarë këshilla të dobishme. - Nëse jeni i djathtë, provoni që të hani me dorën e majtë, dhe anasjelltas. - Ndoshta në fillim do të jetë e tepërt që këtë ta bëni për secilën shujtë, por filloni ta bëni në darkë gjithsesi, sepse vetëm atëherë jeni të prirë ta teproni me ushqim - këshillon ai.

JA SI E SHPJEGON AI SE KJO FSHEHTËSI DO TË KETË SUKSES.

 Arsyeja është se në këtë mënyrë do t'ju nevojitet më shumë kohë që të ushqeheni, e kështu truri pranon shenjat se jeni ngopur më herët, para se ta teproni me ushqim - thekson ai. Me fjalë të tjera, do të hani më ngadalë, konsumimi i ushqimit me dorën që nuk është dominuese ju jep më shumë kohë të mendoni për ushqimin, në vend se vetëm ta përtypni dhe ta dërgoni në stomak.

(Kosova Sot Online)