Shurupi nga xhenxhefili, për sistem të fortë imun
Harroni përgatitjet kimike për të forcuar sistemin imun, por përgatitni shurupin nga përbërësit natyralë dhe xhenxhefili shërues. Xhenxhefili që moti njihet si një ushqim shumë i shëndetshëm, shëron artritin, hemorroidet, e kur njeriu ka nevojë për energji, ai është preparati që e forcon sistemin imun.
PËRBËRËSIT
400 gr xhenxhefil, 1 kg sheqer, 1,5 kg limon, 2 l ujë.
PËRGATITJA
Rrënjën e xhenxhefilit e qëroni dhe e bluani, shtoni sheqerin, hidhni ujin dhe i përzieni mirë. Më pas shtrydhni limonin, përzieni, hidhni në 3-4 shishe në frigorifer. Shurupin e përzieni me ujë sipas dëshirës. Nëse shtoni akull dhe disa gjethe të mentës do të jetë pija juaj e preferuar.
(Kosova Sot Online)