Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 11:38
Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse

Me kalimin e viteve gjithnjë e më vështirë bëhet heqja e kilogramëve shtesë, e për të mos u kthyer më. Shumë e kanë ndjerë këtë në lëkurën e tyre, por a jeni pyetur përse me kalimin e viteve trashemi më shpejt? Ekzistojnë disa arsye, por sipas mjekëve faji kryesor është humbja e masës muskulore. Një pjesë e masës muskulore që definohet si gjëja më e rëndësishme, është ajo që përcakton shpejtësinë e metabolizmit. Me fjalë të tjera, sa më e madhe të jetë masa muskulore, më shumë kalori shkrijmë.

Masa muskulore fillon të pakësohet rreth moshës 30 vjeçe, e përshpejtohet edhe më në moshën 40 vjeçe. Nëse nuk e kuptojmë si duhet, sipas mjekëve, duhet të mbrohemi dhe të definojmë masën muskulore, përndryshe shumë shpejt do të shtojmë në peshë. Me këtë fajtor, humbja në peshë bëhet më e vështirë në këtë moshë, e shtimi në peshë lehtësohet si pasojë e ndryshimeve hormonale, si pasojë e stresit dhe mungesës së gjumit, e të gjitha këto si pasojë e përgjegjësive më të mëdha dhe obligimeve. Mjekët ofrojnë këto tri këshilla, për të mos shtuar lehtë në peshë, por edhe për t'i djegur kaloritë e tepërta: ushtroni me pesha së paku dy herë në javë, e shtoni me kohë intensitetin.

(Kosova Sot Online)