Ja cila është koha më e mirë për dush

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 14:22
Ja cila është koha më e mirë për dush

Koha më e mirë për dush? Mbrëmje. Mund të mos jetë lajm për shumëkënd, por bërja e dushit para se të shkoni në shtrat promovon gjumë të mirë, konfirmojnë kërkimet shkencore.

Sipas studiuesve japonezë Sung EJ dhe Tochihara J, në fakt, koha më e mirë e ditës për të bërë dush nuk është në mëngjes, por në mbrëmje, saktësisht 90 minuta para se të zvarriteni nën mbulesë.

 

Kjo konfirmohet nga hulumtimi i publikuar në “Journal of Physiological Anthropology and Applied Human Science”, i cili analizoi sjelljen e nëntë vullnetarëve krejtësisht të shëndetshëm.

Subjektet u ndanë në tre grupe në varësi të aktivitetit të tyre para se të shkonin në shtrat: dush ose banjë të nxehtë, banjë me këmbë të nxehtë dhe pa trajtim me ujë (grupi i kontrollit).

Cilësia e gjumit të vullnetarëve u zbulua nga një test që kontrollon lëvizjet e gjoksit dhe barkut, si dhe ngopjen e gjakut me oksigjen. Në këtë mënyrë matet edhe temperatura rektale dhe e lëkurës.

Kështu, rezultoi se grupi që bënin dush ose lahej me ujë të nxehtë dhe grupi që lante këmbët kishin një gjumë më cilësor se të tjerët. Kjo do të thotë se uji i ngrohtë mundëson gjumë më të mirë.

Sipas hulumtimeve, një dush i nxehtë 20-minutësh ose një banjë 90-minutëshe para se të shkoni në shtrat do të ishte ideale, duke ju lejuar të ribalanconi temperaturën e trupit, të relaksoni trupin tuaj dhe të inkurajoni pushimin.

Megjithatë, sipas hulumtimeve, është e rëndësishme të mbani temperaturën e banjës mjaft të ngrohtë për të shmangur goditjen nga nxehtësia.

Për më tepër, patjetër duhet të shmangni futjen nën mbulesa menjëherë pas dushit, pasi mbinxehja apo edhe më keq djersitja, nuk ju ndihmon aspak të flini.

(Kosova Sot Online)