Sytë janë pasqyrë e shpirtit: Gjërat që ju flasin për shëndetin

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 11:57
Sytë janë pasqyrë e shpirtit: Gjërat që ju flasin për shëndetin

Një e thënë e vjetër thotë se si sytë janë pasqyrë e shpirtit, se në fakt mund të na tregojnë se në çfarë gjendje gjendet organizmi. Nëse i keni këto simptoma, mos i injoroni.

KATHI

Nëse ndonjëherë keni pasur kath (rrëzullë), atëherë e dini se çfarë dhimbje shkakton. Kathi zakonisht zgjat disa ditë, por nëse zgjat më shumë, mundet të shkaktojë shqetësime. Nëse kathi ju kthehet, kjo mund të jetë shenjë e kancerit në gjëndrat dhjamore.

HUMBJA E VETULLAVE

Ekzistojnë shumë arsye pse humbja e tyre shfaqet, e këto janë plakja, stresi, mungesa e ushqimit. Mirëpo, ndoshta keni hipotireozë - mungesë akute e hormoneve tiroide që në raste ekstreme mundet të shkaktojë humbjen e flokut. Pra, nëse floku u është rralluar, vizitojeni mjekun dhe kontrollojeni gjendjen e gjëndrave tiroide.

SHIKIM I MJEGULLUAR

Shumë njerëz kalojnë orë të tëra para kompjuterit, që shkakton skuqjen e syve dhe shikim të mjegulluar. Një teori e tillë quhet "tendosja digjitale e syve" ose "sindroma e syve të thatë".

NJOLLAT E VERDHA NË SY

Marrë parasysh se shpeshherë shikoheni në pasqyrë, kjo nuk mundet t'ju kalojë pa u vërejtur. Verdhëzën mund ta fitojnë edhe të rriturit dhe foshnjat porsa të lindura, që kanë probleme me mëlçinë. Po ashtu, njollat e verdha në sy mund të shfaqen nëse diçka nuk është në rregull me tëmthin.

(Kosova Sot Online)