Përmirësoni pasqyrën e gjakut me lëngun e përgatitur lehtë

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 11:13
Përmirësoni pasqyrën e gjakut me lëngun e përgatitur lehtë

Te pasqyra e gjakut nuk është i rëndësishëm vetëm numri i rruazave të kuqe të gjakut, por edhe niveli i hemoglobinës. Nëse hemoglobina është në nivel të ulët, vjen deri te transmetimi i ulët i oksigjenit, e kjo në fund e shkakton aneminë. Mjekësia popullore ofron receta të shumta efikase për ta shtuar sasinë e hemoglobinës në gjak. Për realizimin e rezultateve të tilla duhet të përqendroheni në recetat që përfshijnë përbërës të pasur me vitamina.

PËRBËRËSIT

200 ml mjaltë 200 gramë arra 200 gramë rrush të thatë 200 ml lëng nga karota 200 ml lëng nga panxhari 2 limonë.

PËRGATITJA

 Shpëlani limonin, e ndani në gjysmë dhe më pas ia hiqni farat. Bluani limonin së bashku me lëvoren, e më pas këtë masë të fituar e vendosni në një kavanoz të qelqit prej një litrës. Më pas ia shtoni mjaltit, lëngun e shtrydhur nga karotat dhe lëngun e shtrydhur nga panxhari dhe gjithçka përzieni mirë. Më pas ia shtoni edhe arrat e bluara ose të copëtuara imët dhe rrushin e thatë, dhe përzieni gjithçka. Eliksirin e përgatitur e ruani në kavanoz, në frigorifer. Merrni nga një lugë të kësaj përzierje para secilës shujtë, tri herë në ditë. Edhe një anë tjetër pozitive e ilaçit është se nuk ka asnjë efekt anësor negativ.

(Kosova Sot Online)