Kompresa me mjaltë shëron kollën brenda natës

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 12:56
Kompresa me mjaltë shëron kollën brenda natës

Qëllimi i shërimit të këtij lloji të kollës është mënyra natyrale, e cila që nga moti përdoret për shërimin e traktit respirator. Mjalti posedon aktivitet të madh biologjik dhe me ndihmën e kompresave mund ta hidhni gëlbazin, që përcillet me sulme të forta të kollitjes. Kompresa është preparati shkëlqyeshëm, sepse eliminon kollën e fortë. Sugjerohet për fëmijë, por edhe për të rritur.

KOMPRESA ME MJALTË - RECETA DHE PËRBËRËSIT

 Mjaltë Miell Vaj bimor Fashë Trakë ngjitëse. Përgatitja: Përzieni miellin me një sasi të vogël të mjaltit, kështu që do të fitoni një masë, e cila nuk guxon të ngjitet për dorë. Shtoni pak vaj bimor dhe përsëri e futni kompresën në miell. Masën e vendosni në salvetë dhe e ngjitni për kompresë. Kini vëmendje që kompresa të mos vendoset mbi zemër, mund ta vendosni edhe në shpinë, apo siç është shfaqur në foto. E lini kompresën në trupin e fëmijës për 2-3 orë, më së miri kur të flejë, të rriturit ta mbajnë gjithë natën. Do të djersiteni pa masë. Kompresat e tilla kanë efekt të madh mbrojtës kundër inflamacioneve.

(Kosova Sot Online)