Orizi i vrugët, plot me vitamina, ndihmon të humbni në peshë

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 14:45
Orizi i vrugët, plot me vitamina, ndihmon të humbni në peshë

Lëngu shumë karakteristik është "kanxhi". Kjo pije ushqen organizmin dhe e kthen në ekuilibër, pasi është i pasur me vlera nutritive, dhuron energji dhe forcë. Kanxhi stimulon pastrimin e organizmit. Pos se e kthen në ekuilibër organizmin, kanxhi përmirëson tretjen dhe linjën vitale. Kjo pije përgatitet shpejtë e lehtë, sugjerohet ta pini gjatë gjithë ditës.

Kjo vlen sidomos për ata që dëshirojnë të kenë një linjë vitale trupore. Në një litër e gjysmë ujë të vluar shtoni një grusht oriz "basmat" ose oriz të vrugtë dhe pak kripë sipas dëshirës. Zieni në zjarr të fortë derisa kokrrat të jenë zbutur dhe të humbin në formë. Lëngun mund ta ruani në dhe ta pini gjatë gjithë ditës, por duhet të jetë i ngrohtë gjatë gjithë kohës.

(Kosova Sot Online)