"Gjuhën e bardhë" mund ta shëroni me këto gjashtë ilaçe natyrale

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 10:10

Për ta mbajtur gojën e pastër nuk përfundon vetëm me pastrimin e dhëmbëve. Edhe gjuha luan rol fondamental, kur bëhet fjalë për të pasur një shëndet të mirë ora.

KRIPA E TRASHË

Kripa është një nga ilaçet më të mira për ta trajtuar gjuhën e bardhë. Eliminon qelizat e vdekura nga gjuha dhe grimcat e tjera ndotëse që janë grumbulluar. Si duhet të veproni: Hidhni pak kripë në gjuhën tuaj. Duke përdorur brushën e dhëmbëve, ngadalë për një minutë e fërkoni gjuhën. E shpëlani me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë. Opsion tjetër është ta shpëlani me këtë përzierje. Përbërësit: 1 gotë ujë të ngrohtë (200 ml), 1 lugë kripë të trashë (5 g). Udhëzimet: Kripën e trashë e shtoni në ujin e ngrohtë, përzieni mirë dhe shpëlani gojën për një minutë.

SHAFRANI

Falë përbërësve antibakterialë, shafrani është i përsosur për trajtimin e gjuhës së bardhë. Eliminon rritjen e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe nga goja. Përbërësit: ½ e lugës shafran (5 g), Lëngun e një limoni. Si të veproni: Kombinoni shafranin me lëngun e limonit dhe e formoni një paste. Shpëlani gjuhën me këtë paste duke përdorur brushën e dhëmbëve për 2 deri 3 minuta. Pas kësaj, shpëlajeni gojën me ujë të ngrohtë.

JOGURTI

Ky produkt është efektiv për trajtimin e gjuhës së bardhë. Jogurti përmban probiotikë që eliminojnë kërpudhat, që në këtë rast edhe e shkaktojnë një gjendje si kjo. Si të veproni: Për të hequr të bardhët nga gjuha, duhet të hani së paku 125 ml jogurt në ditë. Duke e bërë këtë, pos se do ta përmirësoni shëndetin e gjuhës tuaj, do të veproni shëndetshëm edhe për zorrët.

SODA E BUKËS

Soda e bukës është pastrues natyral që ndihmon në eliminimin dhe pastrimin e atyre grimcave që kanë mbetur në gjuhë. Përbërësit: 1 lugë sodë të bukës (5 g), Lëngun e një limoni. Si të veproni: Përzieni sodën e bukës me lëngun e limonit derisa të formohet një paste. Duke përdorur këtë paste pastroni gjuhën dhe dhëmbët. Pastaj, e shpëlani me ujë të ngrohtë.

HUDHRA

Përtypja e hudhrës është ilaç i mirë natyral për gjuhën e bardhë. Hudhra po ashtu është antiseptik natyral sepse eliminon bakteret nga goja. Si duhet të veproni: E vetmja gjë që duhet të bëni është të përtypni një thelb të hudhrës në ditë. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë duhet ta përfshini në ushqimet tjera.

LËNGU NGA ALOE VERA

Pasi përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe ka përbërës shërues, aloe vera është një ilaç tjetër natyral për gjuhën e bardhë. Është element efektiv në trajtimin e problemeve me gjuhën dhe vepron kundër mikrobeve. Përbërësit: 2 lugë lëng nga aloe vera (20 ml). Si të veproni: Merrni një lugë lëng aloe vera dhe e shpëlani gojën për 3 minuta. Pas kësaj kohe, e pështyni jashtë. Më pas konsumoni një lugë tjetër me lëng aloe vera. Përsëriteni procesin 2 herë në ditë për dy javë rresht.

(Kosova Sot Online)