Çaji me hudhër dhe mentë: Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit

  • E.k /
  • 10 November 2023 - 10:48
Çaji me hudhër dhe mentë: Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit

Hudhra ka efekt të fortë antibakterial dhe kundër inflamacioneve, hap organet e frymëmarrjes dhe lehtëson kollën, e kombinimi me përbërës të tjerë lufton ftohjen dhe infeksionet bakteriale të fytit.

PËRBËRËSIT

3 dl ujë, - 3 thelpinj të hudhrës, - 1 qese çaj mente, - mjaltë, - limon.

PËRGATITJA

 1. Shtypeni hudhrën dhe e vendosni në një gotë për të qëndruar 10 minuta në mënyrë që t'i lëshojë materiet e shëndetshme që aktivizohen. 2. Vloni ujin. 3. Në enën me hudhër shtoni edhe qeskën e çajit dhe gjithçka mbuloni me ujë nga sipër dhe e lini të qëndrojë edhe për 5 minuta. 4. Procedoni çajin, shtoni lugën e mjaltit dhe pak limon. Pini çajin derisa është i ngrohtë.

(Kosova Sot Online)