Kafja me gjalpë, kyçe për të humbur në peshë?

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 15:28
Kafja me gjalpë, kyçe për të humbur në peshë?

Këtyre ditëve, në treg hasim në një numër të madh dhe të ndryshëm të kafeve, duke filluar nga ajo e bardhë e deri tek ajo nga kungulli. Por, ndoshta ende nuk keni dëgjuar për kafenë më të re që gjendet në treg, një kafe që njihet si "kafja e blinduar". Kjo kafe fitohet atëherë kur të keni bluar pak gjalpë dhe në sasi me kafe të zezë. Dhe, tani kjo kafe ka pushtuar Anglinë.

Tashmë janë edhe disa yje që e konsumojnë, si: David Beckham dhe këngëtari Ed Sheeran, të cilët tashmë kanë thënë se është pija e tyre e preferuar. Sipas tyre, sekreti i kësaj kafeje është se nxit humbjen në peshë, derisa e shton shkathtësinë dhe mprehtësinë e mendjes dhe ofron energji.

(Kosova Sot Online)