Disa perime më të rrezikshme se mishi?

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 08:56
Disa perime më të rrezikshme se mishi?

Mollët ju largojnë nga vizitat te mjeku, pos nëse ato nuk transmetojnë ndonjë sëmundje. Me sa duket, pemët dhe perimet janë më të dëmshme sesa mishi, kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut. Shkencëtarët kanë përcjellë sëmundjet dhe hospitalizimet që ishin shkaktuar nga llojet e ndryshme të ushqimeve midis viteve 1998 deri në vitin 2008. Ushqimet e shëndetshme, përfshirë këtu pemët dhe perimet, ishin përgjegjëse për 46 për qind të sëmundjeve. Perimet me gjethe të gjelbër ishin përgjegjëse për numrin më të madh të sëmundjeve, derisa prodhimet e qumështit ishin fajtori për numrin më të madh të njerëzve që ishin shtrirë në spital.

Mishi i gjedhit ishte në vendin e gjashtë për nga numri i sëmundjeve të shkaktuara, menjëherë pas pemëve dhe perimeve me lëvozhge të fortë. Edhe faktorët e tjerë, si përparësitë shëndetësore që konsumimi i pemëve dhe perimeve sjellin me vete duhet të merren parasysh. Shkencëtarët edhe më tutje janë duke shtyrë përpara këtë studim, duke krahasuar konsumimin apo shkallën e rrezikshmërisë së disa ushqimeve që ne i konsiderojmë tepër të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)