Simptomat e depresionit mund ta shkaktojnë Alzheimer-in

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 10:07
Simptomat e depresionit mund ta shkaktojnë Alzheimer-in

Vetmia dhe humbja e oreksit mund të kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjes së Alzheimer-it. Studimi më i ri i shkencëtarëve amerikanë sugjeron se simptomat depresive, si ajo e të qenët të vetmuar, do të mund të ndërlidhen me problemet që kanë me kujtesën. Me sa duket, sëmundja e Alzheimerit është më e pranishme te njerëzit që vuajnë nga depresioni. Por, simptomat e zakonshme të depresionit në moshën e shtyrë, si vetmia dhe humbja e oreksit, mund të shërbejnë si një paralajmërim i pavarur se jeni në rrezik nga Alzheimer-i.

Neuroshkencëtarët Dr. Robert Wilson nga universiteti 'Rush' thotë: 'Studimet kanë treguar se simptomat e depresionit janë më të ndërlidhura në zhvillimin e demencës, por ende nuk e kemi zbuluar se si kjo marrëdhënie punon. Ende nuk e dimë nëse depresioni është pasojë e demencës". Studiuesit kanë studiuar 1,764 persona pa dëmtimin e aftësive kognitive, për një kohë midis 7 apo 8 viteve. Dr. Wilson më pas shton: 'Këto zbulime janë shumë mahnitëse, sepse sugjerojnë që depresioni me të vërtetë është një faktor rreziku për zhvillimin e demencës.

(Kosova Sot Online)