Kafeina vështirëson simptomat e menopauzës

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 11:41
Kafeina vështirëson simptomat e menopauzës

Konsumimi i kafeinës mund t'i vështirësojë valët e nxehtësisë, simptomë kjo e pranishme në dy të tretat e femrave në menopauzë. Ekspertët amerikanë nga klinika 'Mayo' shtojnë se konsumimi i kafeinës te femrat në fillimin e kalimit të tyre në menopauzë ndërlidhej me përmirësimin e disponimit, kujtesës dhe përqendrimit.

Studimet e mëhershme kanë treguar në praninë e simptomave të rënda të menopauzës te femrat që thithin duhan dhe konsumojnë ushqim të erëzuar dhe alkool. Kilogramët shtesë po ashtu ndërlidhen me përkeqësimin e pushtimit të femrave me ngrohtësi gjatë menopauzës.

(Kosova Sot Online)