Në vend të aspirinës, hani qershi

  • E.k /
  • 14 November 2023 - 10:26
Në vend të aspirinës, hani qershi

Qershitë janë pemë e preferuar që padurim presim t'i shijojmë. Pos faktit se janë shumë të shijshme, përmbajnë edhe shumë veti shëruese. Këtë e kanë dëshmuar edhe studimet e bëra në këtë drejtim dhe thuhet se jemi shumë pranë kur mjeku do t'i rekomandojë për t'i konsumuar.

Kjo për faktin se janë përplot me antioksidues dhe studimet tregojnë se parandalojnë sëmundjet e zemrës, ndihmojnë te shëndeti i eshtrave. Besohet se kjo pemë mund të zbutë simptomat e rreth 20 dhimbjeve, prandaj edhe rekomandohet në vend të aspirinës. Pasi përmbajnë shumë magnez dhe kalcium, ruajnë eshtrat, e pasi përmbajnë shumë ujë, ndikojnë edhe në humbjen në peshë.

(Kosova Sot Online)