Përgatiteni vajin nga kanella dhe shfrytëzojini vetitë shëruese të tij

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 09:59
Përgatiteni vajin nga kanella dhe shfrytëzojini vetitë shëruese të tij

Shija ekzotike e kanellës ka pushtuar mbarë botën, por pas disa studimeve në plan të parë dalin vetitë shëruese. Lirisht mund të themi se bëhet fjalë për një kombinim të erëzës së shkëlqyeshme dhe një ilaçi natyral.

PËRBËRËSIT PËR VAJIN E KANELLËS:

Disa shkopinj kanellë Vaj të pastër ulliri (të rafinuar) Shkopinjtë e kanellës i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Shkopinjtë i mbushni me vaj të pastër ulliri dhe i mbushni plot. Kavanozin e mbyllni mirë dhe e lini në temperaturë të dhomës për tri javë. Për çdo ditë e përzieni mirë kavanozin. Pas tri javësh vajin duke e kulluar e vendosni në shishen prej qelqit. Pas kësaj, vaji i kanellës është i gatshëm për përdorim. Nëse nuk mund të gjeni shkopinj të kanellës, atëherë ilaçin mund ta përgatitni duke përdorur kanellën pluhur. Këtë vaj mund ta shtoni sipër gjellëve të gatshme, në ëmbëlsira, në sallatë. Vajin e kanellës mund ta përdorni edhe për përdorim të jashtëm, duke lyer në vendet ku ndjeni dhimbje. Sipas studimeve, ky vaj ndikon mirë për tru, duke parandaluan shqetësimet, nervozizmin dhe shton efikasitetin trurit.

(Kosova Sot Online)