Ilaçi popullor kundër reumës

  • E /
  • 15 November 2023 - 11:16
Ilaçi popullor kundër reumës

Reuma është sëmundje e shpeshtë, e me kalimin e viteve kufiri me këtë sëmundje është gjithnjë e më i ngushtë. Simptomat e gihtit dhe reumës janë shumë të ndjeshme, dhimbja nuk durohet, por mund të zbutet me ilaçet e vjetra popullore. Autori i recetës, që në librin e vet "Bimët Shëruese", në vitin 1967, kishte botuar recetën, ka theksuar se kjo recetë u ka ndihmuar shumë njerëzve që vuanin nga reuma dhe gihti. Krejt çfarë ju nevojitet janë 50 gramë burbuqe të thara nga plepi i zi.

PËRGATITJA

 Burbuqet e thara i bluani dhe i shndërroni në pluhur (më së miri në mullirin ku bluani kafenë). Përzieni pluhurin me 100 g gjalpë të freskët pa kripë, i bashkoni mirë dhe e ruani në frigorifer në një enë të mbyllur.

PËRDORIMI

 Ilaçin e përdorni në pjesët e trupit ku ndjeni dhimbje nga reuma dhe gihti. Burbuqet nga plepi i zi kanë efekt të fortë septik, kundër viruseve, helmeve, efekt analgjetik dhe kanë efekt qetësues. Pos zbutjes së simptomave nga këto sëmundje, burbuqet e plepit të zi përshpejtojnë shërimin e plagëve, e në mjekësinë popullore përdoren edhe në shërimin e hipertensionit, dhimbjeve të kokës, bronkitisit, inflamacioneve në mushkëri.

(Kosova Sot Online)