Zëvendësimi natyral për sheqer rregullon shtypjen e gjakut dhe pakëson rrezikun nga kanceri

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 13:07
Zëvendësimi natyral për sheqer rregullon shtypjen e gjakut dhe pakëson rrezikun nga kanceri

Studimet të shumta kanë treguar se shega dhe lëngu nga shega ndikojnë mirë në organizëm. Marrë parasysh faktin se pikërisht tani e ka sezonin, ju sugjerojmë të kënaqeni për çdo ditë.

PËRMBAN PËRBËRËS TË SHUMTË SHËRUES

Përveçse është i pasur me fibra, vitamina C, vitamina K dhe kalium, shega përmban edhe dy përbërës që parandalojnë shumë sëmundje. Acidet në shegë mbrojnë qelizat nga stresi oksidues.

RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT

Hulumtimet kanë treguar se lëngu i shegës mund ta rregullojë shtypjen e lartë të gjakut. Në fakt, mjafton që për çdo ditë të pini 150 ml lëng të shegës për t'i vërejtur rezultatet e para. Në këtë mënyrë shega merr pjesë edhe në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të sulmit në zemër.

RREGULLON NIVELIN E KOLESTEROLIT NË GJAK

Përveçse rregullon shtypjen e gjakut, lëngu nga shega rregullon edhe sasinë e kolesterolit. Konsumimi i rregullt i lëngut zvogëlon nevojën që të merrni ilaçe.

ZVOGËLON RREZIKUN NGA KANCERI

Kanceri i prostatës është lloji më i shpeshtë te meshkujt, e ai i gjirit më së shpeshti prek femrat. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i shegës zvogëlon rrezikun nga këto dy lloje vdekjeprurëse të kancerit, si dhe parandalon përhapjen e tyre.

ZËVENDËSON SHEQERIN

Farat e shegës mundet ta zëvendësojnë sheqerin dhe mjaltin. Kështu, në vend të sheqerit apo mjaltit, shtoni disa kokrra të shegës.

(Kosova Sot Online)