Vetitë magjike të lëngut nga bananet

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 11:20
Vetitë magjike të lëngut nga bananet

Bananet përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat e njohura, si dhe mineralet që janë të nevojshme për trupin, e studimet kanë treguar se pakësojnë pasojat e konsumimit të duhanit. Për këtë arsye duhet të jenë pjesë e ushqimit tuaj.

Vetitë shëruese të lëngut nga banania:

- Një gotë lëng nga bananet (i shtrydhur në blender) trupit I dhuron energji, ndihmon në përqendrim dhe forcë mendore.

Përmirëson kujtesën. Disa mjekë bananet i sugjerojnë te sëmundjet e caktuara të trurit.

- Bananet ndihmojnë nëse vuani nga të thatit.

- Bananet përmbajnë kalium, si dhe vitamina e minerale. Prandaj më mirë konsumoni një gotë lëng nga bananet se një kafe apo pije energjike.

- Ndihmojnë të humbni në peshë, sepse përmbajnë sasi të shumtë me fibra.

- Mbrojnë edhe nga lloje të ndryshme të kancerit.

- Janë të shkëlqyeshme për personat me sëmundje të zemrës, kontrollojnë nivelin e kolesterolit dhe përmbajnë shumë kalium. Pasi ta keni konsumuar këtë lëng, do të ndiheni më të rinj. Kjo për faktin se përmban vitamina që e ngadalësojnë procesin e plakjes.

(Kosova Sot Online)