Dieta e yndyrshme mund ta ndryshojë trurin e foshnjës
Të ushqyerit me shumë yndyrë gjatë shtatzënisë ka mundësinë që ta ndryshojë trurin e foshnjës në zhvillim e sipër, dhe rrit shanset për mbipeshë më vonë në jetë, sugjerojnë studimet e bëra në kafshë. Ekipi nga fakulteti i mjekësisë në universitetin 'Yale' në SHBA ka zbuluar që mënyra e të ushqyerit mund ta ndryshojë strukturën e truve të minjve.
Ata pohojnë se kjo mund të sqarojë pse fëmijët e prindërve me mbipeshë kanë më shumë gjasa që të shtojnë peshë. Ekspertët kanë thënë se studimi ka qenë i dobishëm, por që nuk janë dëshmuar ndryshimet në tru te njerëzit. Anëtarët e familjes mund të vuajnë nga mbipesha, ndërsa shprehitë e përbashkëta të të ushqyerit janë faktor I madh. Megjithatë, ekziston dëshmi që të ushqyerit gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të ketë ndikim në peshën e fëmijës më vonë, për shembull, përmes ndryshimeve në ADN.
(Kosova Sot Online)