Kafjalli i varfër rrit rrezikun nga kanceri dhe mbipesha

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 09:44
Kafjalli i varfër rrit rrezikun nga kanceri dhe mbipesha

Konsumimi i kafjallit të varfër në moshën e adoleshencës mund të nxisë dëm afatgjatë për shëndetin, pothuajse tri dekada më vonë, pohohet në një studim të ri. Hulumtuesit suedezë kanë zbuluar që njerëzit që kanë konsumuar kafjall, të varfër gjatë adoleshencës, kanë treguar më shumë shenja të syndromes metabolike 27 vjet më vonë, në krahasim me ata që kanë ngrënë kafjall më substancial.

Sindroma metabolike është termi mjekësor për një kombinimtë diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës, ndërsa mund ta rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.

Studimi ka zbuluar që të rinjtë, që e kanë anashkaluar kafjallin, pse kanë ngrënë ushqim të varfër, kanë pasur 68 për qind më shumë gjasa që të vuajnë nga sindroma metabolike në moshë të pjekur, në krahasim me ata që kanë konsumuar ushqim të pasur për kafjall në rini.

(Kosova Sot Online)