Receta magjike për përmirësimin e shikimit

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 13:17
Receta magjike për përmirësimin e shikimit

Mjekësia alternative përpos që është alternative e mjekësisë tradicionale, ofronedhe në vetvete alternative të shumta. Një ilaç efikas për përmirësimin e shikimit përbëhet nga gjethet e aloe verës, e cila nuk duhet të jetë më e re se 2-3 vjet.

JA RECETA PËR PËRMIRËSIMIN E SHIKIMIT:

100 g lëng të aloe verës

500 g arra të bluara

300 g mjaltë lëngu nga 3 - 4 limonë.

Nga bima aloe vera merren gjethet e poshtme dhe të mesme, derisa maja e bimës dhe disa gjethe, lihen ashtu. Gjethet duhet të lahen me ujë të ftohtë, të zier, të hiqen gjembat, të vihen në pjatë dhe të lihen dhjetë ditë në frigorifer. Pas kësaj, gjethet prehen në copë të imta dhe qiten në aparatin e përgatitjes së lëngjeve, kurse lëngu i përfituar përzihet me përbërësit e tjerë, duke u vendosur në të ftohtë. Pihet një lugë e gjellës tri herë në ditë, gjysmë ore para shujtës, derisa të përmirësohet shikimi.

(Kosova Sot Online)