Zvogëlojeni rrezikun nga kanceri me një ushtrim të thjeshtë

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 11:19
Zvogëlojeni rrezikun nga kanceri me një ushtrim të thjeshtë

Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë 60.000 të anketuar, ka treguar se katër orë ushtrime mesatare në javë munden ta ulin rrezikun për 10 për qind, për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

Pra, bëni diçka si masë parandaluese:

Shëtisni çdo ditë nga gjysmë orë. Sipas shkencëtarëve, edhe ushtrimi më i thjeshtë, siç janë shëtitjet, në masë të madhe ndihmon kundër kancerit. Një veprim si ky ka efekt të dobishëm për trupin, por vetëm nëse e aplikoni përditë. Në hulumtim, ku kishin marrë pjesë 60.000 persona, të gjinisë femërore, shëndeti i të cilëve ishte kontrolluar për tetë vjet rresht, është vërtetuar se rreziku për kancer të gjirit ishte më i ulët për 10 për qind.

(Kosova Sot Online)