Përse ujin duhet ta konsumoni me enë bakri?

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 13:25
Përse ujin duhet ta konsumoni me enë bakri?

Shkencëtarët sugjerojnë që uji të pihet me enë prej bakri, sepse besohet që bakri posedon përbërës kundër mikrobeve, kundër infeksioneve dhe inflamacioneve. Bakri është mineral esencial për trupin tonë, e hulumtimet mjekësore kanë treguar përparësitë e konsumimit të ujit në enët prej bakrit.

Në bazë të një studimi të vitit 2012, uji i kontaminuar i vendosur në enët prej bakri, në temperaturën e dhomës, në masë të madhe zvogëlon praninë e mikrobeve të dëmshme, kështu që këta shkencëtarë pohojnë se bakri, apo enët e bakrit mund të ndikojnë në pastrimin e ujit nga mikrobet e dëmshme, sidomos në vendet në zhvillim e
sipër. Hulumtimi i dytë ka vërtetuar se sipërfaqet prej bakrit në spital kishin vrarë rreth 97 për qind të baktereve që shkaktojnë
 infeksionet, që për 40 për qind kishte ndikuar në uljen e infeksioneve.

Një mësues indian i jogës thotë: "Nëse ujin e lini në enë prej bakri, gjatë gjithë natës, ai do të ketë cilësi më të lartë, do të jetë më i shëndetshëm për mëlçinë tuaj, por edhe për shëndetin e njeriut në përgjithësi".

(Kosova Sot Online)