Mos hani yndyrë, nëse vuani nga gurët në idhcë
Nëse keni telashe me gurët në idhcë, kurrsesi mos hani ushqime të yndyrshme.
Yndyra e tepërt në organizëm sjell shtimin e nivelit të kolesterolit dhe sekretimit të tij në idhcë, prandaj edhe vjen deri te shfaqja e gurëve. Ushqimin duhet ta përmirësoni nëse dëshironi t'i zbutni dhimbjet kur të jenë shfaqur gurët. Ushqimi i lehtë me përmbajtje të ulët të yndyrës që tretet lehtë, është zgjidhje ideale nëse vuani nga gurët në idhcë. Do të duhej të hani nga pak dhe më shpesh, e pas shujtës sugjerohet të qëndroni shtrirë për gjysmë orë.
Nga ushqimet duhet të konsumoni të gjitha llojet e pemëve, perimeve, e nga menyja duhet të përjashtoni lakrën, lakrën jeshile, karotën, spinaqin, trangujt, specat dhe patatet. Shmangni gjithsesi mishin e derrit, hani gjeldeti, pulë dhe të gjitha llojet e peshkut, me përjashtim të sardeles.
Shmangni vezët, margarinën, pemët me lëvozhgë të fortë, piper dhe kanellë, derisa preferohet të pini sa më shumë lëngje.
Shembull i menysë: Kafjalli: Një enë me drithëra pa ëmbëltues nga kokrra e grurit me qumësht pa yndyrë dhe banane. Dreka: Një pjesë mish gjeldeti, sallatë të gjelbër, domate, mollë. Darka: Peshk, patate të pjekura dhe brokoli.
(Kosova Sot Online)