Receta popullore që duhet ta dinë të gjithë

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 09:49
Receta popullore që duhet ta dinë të gjithë

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës, arterioskleroza dhe sulmin në tru, për juve kemi gjetur recetën e vjetër, e cila në popull përcillet me shekuj. Prej përbërësve ju nevojiten 30 thelpinj të pastruar të hudhrës dhe 5 limonë të copëtuar, pa I qëruar. Përbërësit t'i imtësoni, shtoni një litër me ujë dhe I vendosni që të vlojnë. Ujin e lini vetëm një herë të vlojë. E kulloni dhe e hidhni në shishe.

E ruani në vend të ftohtë. Pini një gotë në ditë, e sipas dëshirës, mund ta konsumoni para apo pas shujtave. Siç premtojnë adhuruesit e kësaj terapie, që pas tre javë të konsumimit të rregullt, do të vëreni një përparim dhe një përtëritje të organizmit. Arteriet e bllokuara dhe simptomat përcjellëse të zemrës tërhiqen dhe gradualisht zhduken. Pas terapisë prej tre javësh, nevojitet të bëni një pauzë prej tetë javësh, e më pas mund të filloni me terapinë tjetër prej tre javësh. Vetëm kështu mund ta arrini rezultatin shëndetësor.

(Kosova Sot Online)