Dafina, më e fuqishme sesa mendoni
Nëse jeni ftohur apo keni kollë, e nuk ju ndihmojnë shurupet, atëherë provoni që problemin ta
zgjidhni në mënyrë natyrale.
Çaji nga dafina është, sipas shkencëtarëve, melhem për telashet e tilla. Ju nevojiten 3-4 gjethe të thata të bimës. I imtësoni mirë dhe i hidhni në dy decilitra ujë të vluar. E zieni në zjarr të lehtë për 10 minuta. E lini të ftohet, ia shtoni pak mjaltë ose limon dhe e pini tri herë në ditë.
(Kosova Sot Online)