![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Udhëzime për humbje të shëndetshme në peshë
![Udhëzime për humbje të shëndetshme në peshë](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/05/auto_pesha-1024x576-11701769766.jpg)
Të humbësh në peshë pa shumë mundime nuk është edhe aq e thjeshtë. Ekzistojnë shumë dieta, por pa ushtrime fizike vështirë se mund të vini deri te linja e kërkuar dhe e dashur trupore. Dietat e tilla rigoroze shpejt humbin kilogramët, por nuk janë të shëndetshme, kështu që rrallëherë ndodh që të arrihet caku i dëshiruar e të ngeleni mirë me shëndet.
Këtu ju sjellim një recetë, e cila nuk është aspak rigoroze dhe jep rezultate të mira nëse u përmbaheni udhëzimeve. Imtësoni dhe përzieni 20 gramë lëvore të pjeprit, gjethe blirit dhe të dredhëzave të malit. Në një gjysmë litër ujë të vluar shtoni 1 lugë përzierje të barit, i përzieni, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu derisa të ftohet. Të pini 3 herë në ditë nga 1 dcl, para ushqimit me një lugë lëng limoni. Nga ushqimi përjashtoni yndyrat me prejardhje nga kafshët. Brenda ditës më së shumti të hani 250 g bukë. Lëvizni sa më shumë, shëtisni.
(Kosova Sot Online)