Nutricistët: vezët, uji dhe jogurti për linjë të përsosur

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 09:21
Nutricistët: vezët, uji dhe jogurti për linjë të përsosur

Pos përkushtimit, rruga deri në top-formë është shumë më e lehtë duke konsumuar ushqime dhe pije të caktuara

Uji nuk ka kalori, nxit shkëmbimin e materieve, ulë insulinën dhe e bllokon urinë.

Vezët janë të pasura me aminoacide dhe po ashtu e krijojnë ndjenjën ngopjes, e ajo që tërheq në konsumimin e tyre është se lehtë përgatiten. - Jogurti grek - Përmban proteina që treten lehtë, e përdorimi i tij siguron ngopje më të madhe.

Bëhet për probiotik, që e rrit rezistencën ndaj inflamacioneve dhe e eliminon stresin.

- Çokollata - Zbut stresin, pasi që në çokollatë sekretohet hormoni i lumturisë, e në kombinim me qumësht tretet më gjatë dhe  ngop më shumë. Sipas nutricistëve, nëse dëshironi të humbni në peshë, duhet të hani edhe perime me gjethe të gjelbër. Që e parandalojnë urinë dhe me fibrat e veta na mbron nga shumë sëmundje.

- Vezët - Mund t'i konsumoni për kafjall, drekë, darkë dhe për zamra. Përgatiten lehtë dhe në
shumë mënyra.

- Uji - Pini brenda një dite të vetme midis 8-10 gota ujë, e kur të ushtroni dhe të djersiteni më
shumë 10-12 gota me ujë në ditë. Duhet të ushtroni së paku tri herë në javë, nga 45 minuta.

(Kosova Sot Online)