Arsyet pse lëngu i ngrohtë me xhenxhefil është më i mirë se çaji

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 09:36
Arsyet pse lëngu i ngrohtë me xhenxhefil është më i mirë se çaji

Në këto ditë të ftohta, lëngu i ngrohtë nga xhenxhefili ngroh eshtrat e ftohur dhe me ndihmën e tij do të mposhtni ftohjet dhe shumë dhimbje.

PËRBËRËSIT:

Xhenxhefil të freskët
1 litër ujë të thjeshtë
Disa lugë mjaltë
1 limon

PËRGATITJA:

Qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në rriska të holla. E hidhni në enën me ujë dhe e vloni së paku për 15 deri 20 minuta në zjarr të lehtë. Më pas e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë 5 minuta. Hiqni xhenxhefilin nga lëngu, lëngun
e ëmbëltoni me mjaltë, shtoni pak lëng limoni dhe e pini të
ngrohtë.

ARSYET PSE DUHET TA PINI NJË LËNG SI KY:

1. Forcon trupin dhe imunitetin
2. Përshpejton shërimin nëse jeni të sëmurë
3. Qetëson mundimet dhe nervozizmin në lukth
4. Ndikon mirë në sistemin nervor
5. Përmirëson tretjen dhe punën e zorrëve, zvogëlon fryrjet
6. Përmirëson qarkullimin e gjakut
7. Ju ngroh më shumë se secila batanije.

(Kosova Sot Online)