Receta për shurupin nga shtogu që vepron si tonik

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 11:30
Receta për shurupin nga shtogu që vepron si tonik

Për dikë është shumë i këndshëm shurupi nga shtogu, I pasur me hithra. Pos shtogut, që është shumë i shëndetshëm, duhet përmendur edhe vetitë shëruese të hithrave, që konsiderohen si mbretëreshë pranverore e shëndetit

PËRBËRËSIT PËR SHURUPIN NGA SHTOGU ME HITHRA

15 gjethe të shtogut;

15 gjethe hithra;

3 l ujë;

4 dkg acid limoni;

2 limonë dhe 1 grejpfrut;

3 kg sheqer.

PËRGATITJA E SHURUPIT NGA SHTOGU ME HITHRA

1. Gjethet e shtogut dhe hithrat I futni në ujë me acid limoni dhe në limonët e prerë në rriska dhe grejpfrutin e prerë. I përzieni mire dhe i lini të qëndrojnë në një vend të ftohtë dhe të errët për 24 orë.

2. Ditën tjetër, lëngut ia shtoni sheqerin dhe përzieni mirë. E lini të qëndrojë edhe për 24 orë, duke e përzier kohë pas kohe.

3. Pas 48 orësh, shurupi është i gatshëm dhe e vendosni në shishe prej elqit. Në këtë mënyrë, në vend të ftohtë mund ta ruani deri një vit.

(Kosova Sot Online)