Si shkaktohet tejndjeshmëria e dhëmbëve?

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 11:51
Si shkaktohet tejndjeshmëria e dhëmbëve?

Dhëmbët tepër të ndjeshëm karakterizohen me dhembje të shkurtër por të fortë, e cila paraqitet për shkak të temperaturës, prekjes, ngacmimeve kimike etj. Larja e ashpër dhëmbëve - Ndonjëherë deri te ndjeshmëria e tepërt e dhëmbëve arrihet përshkak të larjes tepër brutale të dhëmbëve, apo për shkak të brushës jo adekuate.

Ushqimet dhe lëngjet e tharta - Kombinimi i përbërësve të thartë të ushqimeve dhe pijeve, si dhe sheqerit, e dëmton shtresën mbrojtëse të dhëmbëve, apo edhe indin e dhëmbëve, ku tani mund të depërtojnë bakteret dhe të shkaktojnë dhembje dhe prishjen e dhëmbit. Zbardhja e dhëmbëve – Edhe pse të gjithë ne duam që të kemi dhëmbë sa më të bardhë, procesi i zbardhjes së tyre mund të lejë pasoja. Pasta për zbardhje, e cila përmban peroksid, po ashtu mund të shkaktojë tejndjeshmëri të dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)