Ilaçi popullor kundër gurëve dhe rërës në veshka

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 12:58
Ilaçi popullor kundër gurëve dhe rërës në veshka

Gurët në veshka apo rëra në kanalet e urinës janë problem shumë i shpeshtë, i cili, për fat, mund të zgjidhet në mënyrë natyrale, pa tableta. Përgatiteni vetë çajin popullor! Çaji i cili shkrin rërën dhe gurët në veshka përgatitet në atë mënyrë, duke përzier nga një gotë të barabartë të bimës bishtkali dhe boronicës me pak pelin, duke i zier për 5 minuta në 250 ml ujë. Kur të jenë zier, e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë e mbuluar për 15 minuta. Më pas e pini një gotë çaj.

Pjesën tjetër të çajit ta pini çdo orë nga një gllënjkë. Ky lloj i çajit, pos se shkrin gurët në veshka dhe e pastron rërën prej tyre, po ashtu e forcon lukthin, por me gusht që në mëngjes ta pini të ngrohtë. Nëse çajit ia shtoni edhe një sasi të barabartë kantarion, efekti do të jetë edhe shumë më i mirë! Kundër infeksionit kronik të veshkave dhe shtypjes së lartë të gjakut është mirë të përgatisni 3 lugë të mëdha përzierje me nga 40 g bishtkali dhe thupër, ta zieni për 10 minuta në 1 l ujë, e lini të qëndrojë gjatë natës dhe e pini pesë herë në ditë.

(Kosova Sot Online)