Ky lëng ju bën ta hiqni qafe celulitin për 30 ditë

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 10:09
Ky lëng ju bën ta hiqni qafe celulitin për 30 ditë

Celuliti është problem estetik, që prek si meshkujt po ashtu edhe femrat, por se femrat më shpesh janë në cak, marrë parasysh faktin se 95 për qind e tyre preken nga celuliti. Shkaktari kryesor i celulitit janë hormonet progjesteron dhe estrogjen.

Estrogjeni nxit formimin e qelizave yndyrore në gjoks, ijë dhe prapanicë, derisa progjesteroni në dobësimin e venave, mban lëngjet dhe ndikon në mbipeshë. Shkaktarë të tjerë mund të jenë edhe duhani, stresi, shtatzënia, masazhet e vrazhda, trashësia, pak ushtrime dhe gjenet. Por, mos u brengosni, ekzistojnë metoda natyrale për këtë. Me recetën e paraqitur për losionin natyral, rezultate do t'i vëreni pas vetëm 30 ditëve.

PËRBËRËSIT: 

Gjysmë mollë - 2 karota - 1 trangull - ¼ e lakrës - 1 limon

PËRGATITJA: 

Përgatisni lëngun nga të gjithë këta përbërës, i përzieni mirë dhe e përzieni për çdo ditë. E vendosni një herë në ditë, më së miri para dushit. Më pas vishni pantallona prej pambuku, uluni ose shtrihuni dhe pushoni, shikoni televizorin. Pas gjysmë ore qëndrimi bëni dushin. Lëngun ta ruani në frigorifer. Kombinimi i këtyre përbërësve e forcon lëkurën, përmirëson qarkullimin e gjakut.  

(Kosova Sot Online)