Ja pse duhet të pini çaj xhenxhefili

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 12:37
Ja pse duhet të pini çaj xhenxhefili

Edhe adhuruesit e kafesë e pranojnë se si fillimi i ditës me një gotë çaj të ngrohtë xhenxhefili është e pa zëvendësueshme. A keni menduar ta filloni ditën me një çaj xhenxhefili, ja vetitë shëruese.

FORCON SISTEMIN IMUN

Përbërësit aktivë të xhenxhefilit kanë veti të forta kundër baktereve, kërpudhave dhe kundër viruseve. Xhenxhefili nxit aftësinë e trupit që në mënyrë natyrale të

parandalojë infeksionet, është luftues kundër gripit dhe ftohjes.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Përdorimi i rregullt i xhenxhefilit përmirëson aftësitë kognitive, si dhe kujtesën, sepse parandalon inflamacionet dhe stresin.

PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT

Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton kundër kolesterolit të lartë dhe shtypjes së lartë të gjakut. Thënë shkurt, xhenxhefili parandalon mundësinë e sulmit në tru dhe në zemër.

PËRGATITJA E ÇAJIT

4 -6 rriska të holla xhenxhefil

1 gotë ujë

Mjaltë

PËRGATITJA:

Vloni ujin në enë. Më pas shtoni xhenxhefilin dhe në zjarr të lehtë le të vlojë për 10-15 minuta. Pas kësaj, enën e hiqni nga zjarri dhe çajin e hidhni në gotë. Shtoni mjaltin.

(Kosova Sot Online)