Pija kundër ënjtjes së këmbëve

  • E.K /
  • 22 December 2023 - 10:28
Pija kundër ënjtjes së këmbëve

Që ta evitoni ënjtjen e këmbëve gjatë ditëve të nxehta, duhet që pjesën e nëngjurit ta shpërlani me ujë të ftohtë, të mos i kryqëzoni këmbët dhe të mos rrini ulur një kohë të gjatë. Por, mund ta përgatisni edhe një pije natyrore.

Imtësoni gjethet, apo rrënjët e majdanozit dhe përvëloni me 4 dl ujë, mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes kullojeni këtë lëng, shtoni lëng limoni dhe pija është e gatshme. Këtë pije duhet ta pini tri herë në ditë, nga 1 dl.

Mund ta provoni edhe një recetë tjetër. Në një litër ujë shtoni katër lugë farash të lirit dhe lërini që të zihen për 15 minuta. Mbulojeni enën dhe lëreni që të qëndrojë në vend të ngrohtë për një orë, e më pas shtoni lëng limoni. Pijeni nga një gotë nga kjo tretësirë, çdo gjysmë ore, derisa ta pini të tërën. Dhe, kështu veproni gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. (Kosova Sot)

(Kosova Sot Online)