Panxhari, si eliksir i përtëritjes

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 11:01
Panxhari, si eliksir i përtëritjes

Mbusheni gotën, pothuajse deri në majë, me panxhar të freskët dhe të gërryer. Më pas, panxharin e freskët e përzieni me vodkë kualitative. Pastaj, shishen e qelqit e mbyllni mire me kapak. Le të qëndrojë ashtu për së paku dymbëdhjetë ditë. Gjatë asaj kohe, disa herë në ditë e përzieni shishen.

Pas dymbëdhjetë ditësh e procedoni lëngun nga shishja, lëngun e pini për çdo ditë, para ushqimit, nga një gotë të vogël. Ky eliksir e kthen përqendrimin, organizmin tuaj e mbush me vitamina dhe me energji. Nëse këtë lëng e konsumoni në mënyrë të rregullt, do të ndiheni thuajse keni krahë.

(Kosova Sot Online)