Erëza e fuqishme që largon dhimbjen e dhëmbit për afat rekord

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 12:04
Erëza e fuqishme që largon dhimbjen e dhëmbit për afat rekord

Shpëtimi për dhimbjen e padurueshme të dhëmbit gjendet në karafilin e tharë, erëzën me shije të ëmbël tropikale, që posedon shumë përbërës shërues. Në fakt, karafilat përmbajnë "eugenol" anestetikun e fuqishëm që ndalon dhimbjen, e njëkohësisht edhe e pastron gojën dhe largon aromën e keqe nga goja.

PLUHURI I KARAFILIT

Së pari e shpëlani gojën me ujë me kripë. Merrni pluhurin e karafilit dhe e vendosni në mishin e dhëmbit që ju dhemb. Prisni pak dhe ilaçi do të veprojë.

VAJI I KARAFILIT

Kjo ndoshta është mënyra më efikase për përdorimin e karafilit kundër dhimbjes së dhëmbit

PËRBËRËSIT:
- Vaji i karafilit
- Shkopinj për vesh
- Gjysmë luge vaj ulliri

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Pastrojeni gojën mirë me ujë të njelmët. Në këtë mënyrë përgatitni mishin
e dhëmbit, pasi që ashtu e thith vajin. Përzieni disa pika vaj karafili me gjysmë luge vaj ulliri. Shkopin e veshit me pambuk e zhytni në ujë dhe ngadalë e vendosni masën në dhëmbë. Kjo është një mënyrë e shpejtë për ta larguar dhimbjen.

(Kosova Sot Online)