Qershitë, më të mira se aspirina

  • E.k /
  • 30 December 2023 - 09:09
Qershitë, më të mira se aspirina

Qershitë e freskëta na ndihmojnë që fizikisht dhe mendërisht të ndihemi më mirë dhe na japin energji kur jemi të sfilitur. Një studim i bërë në Universitetin e Miçiganit ka treguar se antocianinet që gjenden në qershi ndihmojnë në shkrirjen e shtresave të dhjamit nga zona e barkut, si dhe e ulin nivelin e kolesterolit. Pra, nëse hani qershi, do ta keni një disponim më të mirë, do të humbni kilet e tepërta dhe do të keni një shëndet më të mirë.

Ja disa nga dobitë e konsumimit të qershive:

-Shkrijnë dhjamin nga barku

-E zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja giht

-Ndihmojnë në rikthimin e energjisë pas punëve të rënda.

-E ulin rrezikun nga infarkti i zemrës dhe trurit dhe nga sëmundjet kardiovaskulare.

-Qetësojnë proceset inflamatore në organizëm.

-Largojnë dhembjen dhe përmirësojnë punën e trurit, etj.

-Për këtë shkak, më mirë është që të hamë 20 qershi, sesa ta pimë një aspirinë.

(Kosova Sot Online)