6 ushqimet që ju ndihmojnë kundër stresit

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 13:03
6 ushqimet që ju ndihmojnë kundër stresit

BADEMET Edhe pse bademet, sikurse dhe shumica e pemëve me lëvozhgë të fortë, janë alergjenë të mëdhenj, dobitë e tyre janë të pamatura. Kanë ndikim të madh në disponim dhe shkëlqyeshëm e mbrojnë sistemin imun nga stresi. Përmbajnë minerale të shumta të shëndetshme që ju ndihmojnë personave që nuk ushqehen shëndetshëm dhe në ruajtjen e shëndetit e po ashtu janë burim i rëndësishëm për proteina. 

BANANET Bananet janë edhe një aleat i fortë natyral kundër stresit,e pasi përmbajnë sasi të mëdha me vitamina B ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe fitimin e ndjenjës së ngopjes. Kjo pemë e shijshme tropikale është e pranishme gjithë vitin, e preferojnë shumica sidomos për faktin se kontribuon pozitivisht në punën e trurit dhe rregullimit të stresit. Përmirëson edhe funksionimin e sistemit tretës. 

SHALQIRI Shalqirin shumica e quajnë edhe si superushqim shkaku i efektit të vet të hatashëm pozitiv në organizmin e njeriut. Në fakt, shalqiri sidomos është i pasur me vitamina, magnez dhe kalcium, e kështu ndikon edhe në tretje dhe sistemin imun, ndikon në sasinë e tepërt të yndyrës dhe trupin e njeriut, përmirëson punën e veshkave dhe i mundëson organizmit burim shtesë energjie si dhe vepron si antioksidues. 

BORONICAT Kjo kokërr e vogël me ngjyrë të mbylltë është pasuri e vërtetë për ushqim sepse janë të mbushura me antioksidues që ndikojnë në pakësimin e dhimbjeve dhe disponimit të keq. Fibrat në boronica përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës, e vitaminat C dhe antioksiduesit janë aleat të rëndësishëm në forcimi e sistemit imun dhe ndikimin e zvogëlimit të sasisë së helmeve në organizëm.

SALMONI DHE PESHKU I KALTËR Peshku i yndyrshëm si salmoni që është i mbushur me aminoacidet omega 3 është zgjedhje e duhur e ushqimit që ju relakson dhe jua mundëson të qetësoheni dhe të jeni më të lumtur. Kjo ndodh shkaku i sasisë së fosforit që e forcon sistemin nervor dhe vitaminat B që ndikojnë në disponim të mirë. Peshkun e kaltër preferohet ta hani dy deri tri herë në javë sepse është i pasur me nutriente me vlerë si proteina dhe aminoacide. 

SPINAQI Që nga fëmijëria, nga filmi i vizatuar për marinarin Popaj, kemi mësuar se nga spinaqi më mirë rriten e forcohen muskujt, e kjo na mëson sa e shëndetshme kjo perime e gjelbër. Mund të konsumohet i papërpunuar dhe e freskët, e zier si dhe si pjesë shtesë nëpër gjellë të ndryshme. Nëse përfundimisht ju mungon energjia, nuk bëni gjumë të mirë dhe ju mundojnë dhimbjet e okës, spinaqi me efektin e vet kundër stresit ju ndihmon të hiqni të gjitha dhimbjet, e pasi përmban sasi të madhe me acid folik qetëson sistemin nervor.

(Kosova Sot Online)