Ushqimi pikant ju mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 09:52
Ushqimi pikant ju mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Njerëzit që e kanë qejf dhe e konsumojnë ushqimin pikant, në bazë të një studimi, më pak rrezikohen nga vdekja e hershme. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimi pikant ndërlidhet me pak raste të vdekjeve, si pasojë e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve me frymëmarrje. Një studim ku kishin marrë pjesë rreth 500,000 njerëz të moshës së mesme, të cilët kishin konsumuar një shujtë pikante një ose dy herë në ditë ishin më pak të rrezikuar në krahasim me ata që nuk përdornin ushqim pikant. Shkencëtarët dyshojnë se substanca kapsaicina - kemikat që gjendet në specat pikant, posedon përbërës që e luftojnë mbipeshën, inflamacionet dhe është një përbërës që e lufton kancerin.

Studimi, i cili ishte publikuar në "British Medical Journal", ishte bazuar në studimin e rreth 487,000 kinezëve, të moshave midis 30 dhe 79. Secili pjesëmarrës ishte pyetur rreth shprehive të ushqimit dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore e më pas ishin përcjellë për shtatë dite rresht, ndërsa që 20,224 prej tyre kishin vdekur. Hulumtuesit kishin vërejtur me këtë rast se personat që kishin konsumuar ushqim pikant, një ose dy herë në ditë, për 14 për qind ishin më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme në krahasim me ata persona që nuk e kishin konsumuar ushqimin pikant

(Kosova Sot Online)