Përzierja që bën mrekulli në rast të ftohjes

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 09:14
Përzierja që bën mrekulli në rast të ftohjes

Ndryshimet e shpejta të motit u ndihmojnë viruseve që të jetojnë më gjatë, kështu që në të gjitha anët kemi ftohje, grip, teshtima e kollitje. Jua ofrojmë një ilaç shtëpiak i cili do t'ju ndihmojë me siguri. 

PËRBËRËSIT:

Mjaltë, limon, portokall, grejpfrut, rozmarinë dhe mentë, xhenxhefil, kanellë dhe karafil. 

PËRGATITJA:

I preni pemët në pjesë të vogla, xhenxhefilin e qëroni dhe e grini imët. Në radhisni një rend me limon (pemë), një rend me xhenxhefil, një rend me mjaltë. Pas secilit rend e përzieni dhe vazhdoni kështu deri sa të mbushet kavanozi. Mbylleni atë dhe e vendosni në frigorifer, e pas disa orëve do të jetë e gatshme për përdorim. 

Këshillë plus: Shijen e këtij ilaçi natyral mund ta përpunoni me bimë të erëzave ose me ndonjë lloj tjetër të pemëve. Ajo që është me rëndësi është fakti që ky ilaç është me të vërtetë efikas.

(Kosova Sot Online)