Aroma e mentës e eliminon ndjenjën e urisë

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 10:06
Aroma e mentës e eliminon ndjenjën e urisë

Me inhalacion të rregullt të aromës së mentës mund ta reduktoni ndenjën e urisë dhe në atë mënyrë ta reduktoni konsumimin e kalorive, pohojnë hulumtuesit amerikanë. Në studimin e universitetit 'Wheeling Jesuit' vullnetarët kanë marrë frymë në aromë të mentës çdo dy orë gjatë pesë ditëve.

Në fund të studimit ata kanë pasur dukshëm më pak uri, e gjithashtu gjatë asaj jave kanë konsumuar 3.485 kalori më pak se zakonisht. Studimet e mëhershme, gjithashtu, kanë zbuluar që sportistët që kanë marrë frymë aromën e mentës kanë qenë më të motivuar dhe kanë pasur më shumë energji.

Ekspertët theksojnë që për t'u ndier me të vërtetë efektet pozitive të mentës, është e nevojshme që të merret frymë aroma e vajit eterik të mentës ose përmes inhalatorit, siç kanë bërë pjesëmarrësit vullnetarë të studimit. 

(Kosova Sot Online)