Rrënja e çikores, ilaç universal

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 09:10
Rrënja e çikores, ilaç universal

Çikorja (Cichorimu intybus) ka veti të jashtëzakonshme shëruese dhe zë një vend të veçantë në mjekësinë popullore.

Çdo pjesë e saj është e dobishme, por më së shumti rrënja, e cila nxirret në vjeshtë, apo në pranverë të hershme. Pas nxjerrjes rrënja e çikores lahet dhe shtrihet e zgjatur, renditet si litar dhe thahet në ajër, e më pas paketohet në qese të litarit. Rrënja nuk ka aromë të fortë, e shija është nga pak e hidhur.

Nga përbërësit shërues ka më së shumti: cikorietol, inulinë, intibinë, fruktozë, pentosan, aminoacide, proteina, kalcium, kalium, fosfor, natrium, magnez. Nga vitaminat më së shumti ka vitamina të B kompleksit, vitamina K dhe P, e diçka më pak vitaminë C dhe karotinë. E rregullon tretjen dhe metabolizmin, meqë e kontrollon sekretimin e idhcës, thartirës së lukthit, duke përmirësuar apetitin dhe duke penguar çrregullimet në sekretimin e vrerit dhe sëmundjeve të mëlçisë. I pastron veshkat dhe mëlçinë, vepron si diuretik, ndihmon që të nxirren jashtë gurët nga veshkat, e shëron verdhëzën, e ndalon gjakderdhjen, vepron kundër gripit, etj. 

(Kosova Sot Online)