Çka ndodh nëse e përpijmë çamçakëzin?

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 09:39
Çka ndodh nëse e përpijmë çamçakëzin?

Thuajse nuk ka njeri që, gjatë fëmijërisë, të mos e ketë gëlltitur, të paktën një herë, çamçakëzin. Të gjithë na thoshin që të mos e bëjmë këtë, por jo pse të mos e bëjmë. Shkenca thotë se organizmi nuk është në gjendje që ta tretë në tërësi çamçakëzin. Përbërësit sikur që janë ëmbëltuesit dhe sheqeri organizmi i njeh dhe i tretë, kurse përbërësit e patretur mbesin në një copë.

Këto pjesë nxirren jashtë organizmit sikur edhe çdo ushqim tjetër i patretshëm, me anë të nevojës së madhe. Pra, nuk ka nevojë që të shqetësohemi, meqë vërejtjet që na i kanë bërë prindërit, se çamçakëzi mund të na ngjitet në zorrë, apo lukth, duket se nuk janë reale. Është e vërtetë se pjesët e patretshme të çamçakëzit ndoshta kalojnë më ngadalë nëpër zorrë, por ato dalin, herët apo vonë. Janë të rralla rastet kur çamçakëzët shkaktojnë ndonjë problem shëndetësor, ku këto problem më së shpeshti hasen te personat e prekur nga sëmundjet e zorrëve, si divertikuliti dhe sëmundja Crohn.

(Kosova Sot Online)